Në fund të spektaklit të djeshëm të Big Brother VIP, banorët zhvilluan procesin e nominimeve, ku secili prej tyre duhej të përmendte dy emra të shoqëruar me arsyet përkatëse.
Nga votimi i banorëve rezultuan si më të nominuarit Juela, Artani, Arditi, Mali dhe Miri, të cilët kaluan automatikisht në televotim. Ndërkohë, në televotim të përhershëm vijon të jetë edhe Rogerti.
Megjithatë, lista e nominimeve ndryshoi pas ndërhyrjes së liderit të shtëpisë. Stenaldo, në rolin e liderit, kishte të drejtën të bënte një zëvendësim dhe vendosi të hiqte Malin nga televotimi, duke futur në vend të tij Mateon.
Pas këtij vendimi, në televotim për këtë javë janë Juela, Artani, Arditi, Miri, Mateo dhe Rogerti, ndërsa njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara në spektaklin e së shtunës.
Lini një Përgjigje