
Prime-i i mbrëmjes së sotme nisi me debate të forta, ku në qendër të përplasjes ishin Rogerti dhe Selin. Diskutimet mes tyre u shoqëruan me tone të ashpra dhe akuza të ndërsjella.
Gjatë mbrëmjes, Rogerti përdori fjalë banale drejtuar vajzave të shtëpisë, çka shtoi më tej tensionin në BBV.
Rogerti ka lëshuar të tjera deklarata ndaj vajzave, ndërsa i ashpër ishte reagimi i banorëve të tjerë dhe i opinionistëve Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi.
“Të jem si mamaja e Selin apo e Mateos, të pres gjuhën nëse i thua ashtu fëmijës tim”, ishte deklarata e Monikës, ndërsa pak çaste më vonë Rogerti u largua nga shtëpia e BBV.
Në përfundim, ai u largua nga gara duke dalë përmes derës së kuqe dhe duke ndërprerë kështu rrugëtimin e tij në shtëpi.
Situata është tensionuar pasi Rogerti ka komentuar jetën seksuale të Selinës, duke u shprehur se e njeh atë nga jashtë dhe ka informacione për banoren. Selin nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e Rogertit, ndërsa, përveç saj, në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë në shtëpi.
Debati mes tyre:
Selin: Rogert, unë nuk e di nëse do ta kuptojë ndonjëherë se ka një limit. Për lojën nuk mund të cënosh dikë në moral dhe karakter, sidomos kur unë jam në fillim të karrierës artistike. I kam thënë: ‘Më jep fakte’. Atij duhet t’i vijë turp. Të hedhësh akuza mbi emrin tim unë nuk e toleroj fare.
Unë në Dubai kam qenë vetëm një herë, në institucionet tona dhe me kryeministrin e vendit. O njeri i degjeneruar! Ai po cënon moralin tim, një familje, një djalë për të cilin unë kam pëlqim dhe mund të ketë partner në të ardhmen. Uroj që ai ta provojë në lëkurë e tij, dhe t’i dhëmbi siç i dhëmb babait tim.
Rogerti: Turp të vijë. Mua mos më cëno. Nëse unë, si Rogerti, po e bëj kaq të madhe punën e seksit, këtu po bëhet nami se është përmendur fjala ‘seks’. Po bëhet nami sepse bëra një pyetje se sa meshkuj ka shkuar njëkohësisht. Pse nuk kapet pjesa kur Greta i tha Juelës: ‘Kujdes ku e fut dorën’? Kjo Selin mua më përmendi gruan dhe unë i dhashë përgjigjen. Ku qëndron problemi i pyetjes time te Selin?
Lini një Përgjigje