TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Mars 2026, 07:47

Dasma në Big Brother VIP Albania 5, 'martohen' Gimbo dhe Selin

Shkruar nga Pamfleti
Dasma në Big Brother VIP Albania 5, 'martohen' Gimbo dhe Selin
Dj Gimbo i propozon live Selinës

Publiku ka vendosur që dasma që do të organizohet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Në një sondazh të publikuar në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram, çifti mori 82% të votave, duke lënë pas dy çiftet e tjera në garë.

Në votim morën pjesë edhe çiftet Edisa & Stenaldo si dhe Egi & Greta, por ato siguruan një përqindje shumë më të ulët votash krahasuar me Gimbon dhe Selinën.

Gjatë momentit në shtëpi, Selina u shpreh se i mungonte një propozim formal për martesë. Menjëherë pas kësaj deklarate, Gimbo reagoi duke i bërë një “propozim” live, përpara banorëve të tjerë.

Pas rezultatit të votimit, tashmë është konfirmuar se gjatë kësaj jave në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 do të zhvillohet një dasmë simbolike mes Gimbos dhe Selinës.

gimbo selin martohen bbva

Lini një Përgjigje