TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Mars 2023, 08:58

Gara për liderin e shtëpisë, Olta-Nitës: Nxora Jonën nga shtëpia kur ishe ti në nominim

Shkruar nga Pamfleti

Gara për liderin e shtëpisë, Olta-Nitës: Nxora Jonën

Zgjedhjet për lider brenda “Big Brother VIP” kanë ndezur debate të ashpra. Olta dhe Luizi kanë shprehur hapur dëshirën për këtë rol që vjen edhe me një avantazh në lojë. Por, ajo që ka marrë vëmendje është një deklaratë e Oltës, e cila thotë se ka qenë ajo shkaku pse Ermiona u largua nga “Big Brother”.

Aktorja pyet Nitën për kë do votojë dhe kjo e fundit i thotë “Prit, të shohim”.

Gjë që nuk i pëlqeu Oltës e cila nis t’i përmendë ato që ajo i cilëson “ndere për Nitën” dhe sipas saj, e tillë ishte dalja e Jonës.

Olta: Nuk do ma japësh votën ë? E ke problem? Ke dëshirë të të kujtoj se çfarë kam bërë për ty? E mban mend Jonën kur doli, kur ishe ti në nominim?

Nita: Për çfarë Jonën?

Olta: E mban mend kur ishte ti në nominim? I shpëtove nominimit pra.

Nita: Po pra dhe doli Jona. Do të thuash që e nxore ti?

Olta: Kontribuova sadopak.

olta dhe nita gara per lider

Lini një Përgjigje