
Keisi, Qetsori dhe Antoneta janë në nominim këtë javë dhe njëri prej tyre lë përfundimisht shtëpinë të e “Big Brother” shtunën.
Luizi që prej hyrjes së Keisit, gjithmonë ka bërë “fushatë” për të dhe i ka thënë se do luftojë që ta mbajë atë brenda në shtëpi.
Për këtë arsye, ai i tha Keisit që e gjithë shtëpia është me të, ndërsa shtoi se po të bashkohet me Antonetën, ato të dyja mund ta nxjerrin jashtë Qetsorin.
Olta e cila ishte e pranishme, ndërhyri në bisedë dhe i tha Luizit se ajo do luftojë të mbajë Qetsorin brenda në shtëpi dhe jo Keisin dhe i kërkoi atij të mos flasë në emër të gjithë banorëve.
Teksa Olta fliste, Luizi e injoroi dhe i tha asaj se nuk e llogarit fare si banore.
Luizi: Kush po të llogarit një herë ty. Kush je ti që të të jap unë përgjigje
Olta: Unë jam një nga banoret më të rëndësishme në shtëpi.
Luizi: Ju mund ta nxirrni, por dhe nëse nuk e nxirrni unë mund ta nxjerr kurdo.
Olta: Po nxirre ti pra, meqë je ka i plotfuqishëm. Të ka hipur vetja në qejf shumë, ke filluar të fluturosh. Shiko një herë se ndoshta nuk shkon vetë në finale.
Luizi: Lëri moj marrinat.
Lini një Përgjigje