TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Maj 2024, 20:30

“Futesh me çifteve dhe pse e martuar”, degradon sherri mes Françeskës dhe Erjolës: Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë!

Shkruar nga Pamfleti

“Futesh me çifteve dhe pse e martuar”, degradon sherri mes

Një debat i ashpër është zhvilluar mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit, pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 3.

Erjola e ka akuzuar Françeskën se ndërhyn mes çifteve, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur moderatores, duke i thënë se për lojë po shet dhe fytyrën e saj.

Erjola i drejtohet Françeskës duke i thënë se është e obsesionuar ndaj lidhjes Romeo-Heidi dhe kërkon me patjetër që të fusë dikë në mes.

Pjesë nga debati:

Françeska: Ajo vdes për Romeon. Erjola mbaron për Romeon. Ta kam thënë tre herë deri më sot që t’i vdes për Romeon.

Erjola: Qyqja, Zot na ruaj mendtë e kokës. O injorante, unë këtë djalin e kam parë vërdallë nëpër Top Channel, s’kam pritur Big Brother, o e çmendur, ti nuk je në terezi.

Françeska: Këto ofendime që dalin nga goja jote mbaji për veten tënde ok.

Erjola: Do një teori të re për t’i rënë çiftit.

Françeska: Sa e dobët je, plehrat në krevat, ofendimet nga më të ndyrat, histerizmi në maksimum, Erjola rregullo sjelljen tënde, je duke u treguar vajzë skandal.

Erjola: Ik o Françeska kap një copë teori nga Graciano.

Françeska: Ta kam thënë para katër javës në vaskë por ti nuk e mban mënd. Pasi je zënë ti me Romeon për pijen, të kam thënë që ti edhe kur zihesh me Romeon të qesh buza.

Erjola: Sa injorante.

Françeska: Mbaje gojën se nuk të kam ofenduar asnjëherë. O vajzë e pa edukatë.

Erjola: Ti je e obsesionuar. Ti shkove te bari, iu ule Eglës duke i folur për Heidin.

Françeska: Zemra ime, sa herë unë flas për situate në shtëpi, janë reale. Ti obsesionet mbaji për veten tënde. Kur të tregosh ti që je një vajzë me karakter, hajde fol me mua.

Erjola: Me njerëz si ju, me një surrat si ti që ke 40 ditë e kusur që do me u zënë me çiftin. Po ik o shpirt

Françeska: Ti çfarë thua në mëngjes nuk e thua në darkë. Je një shfrytëzuese dhe një përdoruese e tmerrshme. Përdor çdo lloj robi thjesht për të kapur një situatë, sepse ti je zero. Nuk je në rrugë këtu me këtë sjellje që je duke bërë, ik ulu atje.

Erjola: Po ti je dhe e martuar dhe shkon e futesh mes çifteve po ec moj ti

Françeska: Fol me fakte.

Erjola: Një grua e martuar nuk tenton me nda një çift tjetër edhe do me e hedh shashkën te unë, del blof. Emrin tim mos e fut në mes për obsesionin që ke me Heidi Bacin. Pikë

Françeska: Po ik moj vajzë, më lër rehat. Je e groposur. Mu zhduk, nuk ke gojë me fol me mua. Je histerike dhe nuk të ka peshë fjala, po nuk bërtite.

Erjola: Zëri im dëgjohesh, ti injorohesh në këtë shtëpi. Ca halli ke? Të ka ngel me u kap me mua për të dalë në prime se nuk ta rrasin të tjetër

Françeska: A bravo, po flet me fjalët e mia, mos më kopjo

Erjola: Të kam idhull, çfarë të bëj

Françeska: Je duke shitur surratin tënd për këtë lojë, por prapë je duke dalë gropë

Erjola: Nuk i re llogarisë mirë

Françeska: Unë ty s’të përfill, anash

Romeo ndërhyn dhe i thotë Erjolës këto akuza i ka nga Graciano pasi ai ka folur keq, madje ai i drejtohet edhe me fjalën “mi”.

 

franceska sherr erjola romeo

Lini një Përgjigje