
Argjira Spanca ka reaguar për herë të parë në lidhje me aludimet e ndarjes nga Graciano Tagani, pas 6 vitesh lidhjeje.
Ajo është shprehur në “E Diell” se marrëdhënia e saj me balerinin është në një moment delikat, ndërsa ka shtuar se duhet të flasë me të sy më sy për këtë çështje.
“Më dëgjo. Unë tani kam zgjedhur që të mos prononcohem përsa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private. Marrëdhënien me Gracianon normalisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një moment shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy”, tha Argjira.
Rikthimi i Gracianos në BBV mund të jetë bërë shkak për një krisje me partneren e tij, Argjira Spanca.
Nëna e Gracianos nga ana tjetër në një intervistë për “Fan Club” nuk ka pranuar të japë një përgjigje për ndarjen e tyre, ndërsa theksoi se gëzon respekt për Argjirën.
“E kam parë atë moment, më ka prekur shumë, sepse di që ai është shumë i lidhur me ne, me mua personalisht, me motrën e tij dhe kjo gjë e bën që ta vrasë ndjenja që ka për familjen e tij”. Në studio ajo u pyet edhe për ndarjen nga Argjira. “Nuk jam unë personi që të jap një mendim, ose një aprovim, sepse Graciano ka hyrë për të luajtur në atë lojë dhe ka hyrë fuqishëm. Pikësynimi kryesor është që ai të forcohet dhe të vazhdojë lojën e tij, edhe pse jo të jetë fitues i asaj loje. Argjira e dinte që unë do hyja në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ dhe më ka ndjekur. Respekti ynë është shumë i fortë ndaj njëra-tjetrës, këtë dua të them. Kjo është gjëja kryesore që unë kam ndaj saj”.
Që pas hyrjes për herë të dytë në shtëpinë e BBV të balerinit, moderatorja s’ka bërë asnjë postim në mbështetje të tij. Gjithashtu, gjatë bisedave me banorët, Graciano ka lënë të nënkuptohet se gjërat nuk po shkojnë mirë mes të dyve. Në bisedë ai tregoi një episod të ndodhur 1 vit më parë, kur moderatorja shprehu dëshirën për t’u bërë prind, por ai nuk ishte gati. Megjithatë, të dy ranë dakord se ndoshta fëmija do të vinte në një moment në tjetër në të ardhmen.
Lini një Përgjigje