
Ardi Asllani ishte i ftuari i radhës në “PPP”, podcastin që i sheh personazhet mediatik në një tjetër këndvështrim. Jo vetëm si stilist, por mbi të gjitha si producent artistik i “Ferma Vip”
Anja: Ti mezi kapesh, sepse je i drejtori artistik i Ferma Vip
Ardi Asllani: Jo drejtor, producent artistik
Anja: Ah, producent, një shkallë më lart
Ardi Asllani: Nuk ka lidhje me shkallët, por ashtu ishte patenta dhe ne gjetëm veten
Anja: Pse t'u besua ty gjithë ky rol?
Ardi Asllani: Ne jemi një grup Olta Dulaku, Erald Rexho, Zefina Hasani. Kemi punuar gjithmonë bashkë. Unë me Oltën dhe me Bledin kemi bërë gati të gjithë musical në Shqipëri, duke punuar si një teatër më vete. I njëjti grup prodhoi për herë të parë në Shqipëri 'Dancing >ith The Stars'. E kemi bërë këtë për 7-8 vite derisa i nxorrëm fundin. Tani e prodhon një televizion tjetër, por fillimisht ishim ne. Përveç kësaj bëmë 2 herë 'Tu si que vales', edhe ky një emision me talente. tani po bëjmë Fermën dhe do të sjellim 'Albania's got talent' në tetor.
Anja: Ua, sa mirë! E the ekskluzive për mua këtë
Ardi Asllani: Po, është ekskluzive për ty. Pritet të dalë spoti. Mendoj që ne brenda vetes i ndajmë këto detyra.
Anja: Qenkeni bërë grup i konsoliduar aty.
Ardi Asllani: Jemi një familje. Nuk marrim...të mirat dhe të këqijat i bëjmë bashkë. Ferma ishte sfidë e jashtëzakonshme sepse nuk ishte një apartament të cilin ti e monitoron lehtë me kamera, por janë 9 hektarë që duhet të monitorohet. Kjo është patentë e re, e cila ndryshe nga realitit e tjerë, nuk synon tek degradimi nervor i njerëzve, por mundohet t'i sjellë njerëzit sa më pranë origjinës, tokës, fshatit, punës, sfidave.
(min.5 deri 8:15)
Lini një Përgjigje