TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Prill 2024, 12:21

Françeska guxoi t’i zërë sirtarin, Egla: Je copë mishi me dy sy

Shkruar nga Pamfleti

Françeska guxoi t’i zërë sirtarin, Egla: Je copë

Egla Ceno e ka nisur ditën e sotme me një debat me Françeska Muratin. Kjo e fundit, pasi aktorja e njohur u skualifikua nga “Big Brother VIP3” vendosi që gjërat e saj t’i vendoste te sirtari që më parë e kishte Egla.

Ceno i ka kërkuar që t’i lirojë sirtarin, por Françeska nuk e ka pranuar një gjë të tillë. E si pasojë Egla ka nisur me ofendimet kundrejt saj.

Egla: Miss-et kështu përgjigjen

Françeska: Nuk dua, se ky është ambienti im

Egla: Kështu përgjigjen miss-et

Françeska: Kështu përgjigjet Françeska

Egla: Kush është Françeska? Një copë mishi me dy sy kam idenë

Françeska: Ashtu?

Egla: Po

Françeska: Me thënë të drejtë të gjithë jemi një copë mishi me dy sy

Egla: Po ti më shumë shpirti

Françeska: Dikush më shumë, dikush më pak

Egla: Je një palluqe që ecën me dy këmbë

Françeska: Faleminderit

Egla: Që i vjen dhe goja erë për më tepër

Françeska: Faleminderit

Egla: Puçrrat të paskan ikur, ça ke përdorur?

Françeska: Kam qenë larg teje

Egla: Nuk je një gocë e mirë

Françeska: Pse?

Egla: Sepse nuk je

Françeska: Nuk ke arsye fare

Egla: Je një kukuth

Françeska: Uaa do qaj më the kukuth, ooo vdiqëm. Ja u rikuperuam kaq shpejt, tani ec. M’u zhduk se nuk ta duroj dot këtë surrat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

franceska dhe egla sherr

Lini një Përgjigje