Fotot e Bleona Qeretit me këmbët mbi tryezën presidenciale në zyrën ovale bënë ‘xhiron e rrjetit’ në kohë rekord.
Në fotot e fundit, ajo shfaqet e ulur me vetëbesim në një ambient që të kujton menjëherë Shtëpia e Bardhë, duke krijuar iluzionin sikur i ka “zënë karrigen” Donald Trump. Me një fustan të zi elegant dhe stil të kuruar deri në detaj, Bleona nuk kaloi pa u vënë re, përkundrazi, komentet shpërthyen.
Por kur kurioziteti arriti kulmin, erdhi edhe “twist”-i: gjithçka ishte një set i ndërtuar me kujdes.
Vetë këngëtarja vendosi t’i paraprijë zhurmës, duke sqaruar në Instagram se nuk bëhej fjalë për zyrën reale presidenciale.
Postimi mori dhenë brenda pak orësh, ndërsa ndjekësit u ndanë mes humorit dhe komplimenteve për “lojën” vizuale që imitonte aq bindshëm realitetin.
Nuk është rastësi që ajo di të luajë me vëmendjen: pak ditë më parë, artistja ishte pjesë e White House Correspondents' Dinner në Uashington, një skenë ku politika dhe showbizi përzihen në mënyrën më spektakolare.
Por një pyetje mbetet ende ‘në fuqi’: Pse Bleona vendosi të provokojë, duke shpenzuar disa dollarë, për të improvizuar zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë?

View this post on Instagram
Lini një Përgjigje