TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Qershor 2024, 15:45

Çfarë po ndodh kësaj radhe me Britney Spears? Fansat sërish të shqetësuar për yllin e popit

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh kësaj radhe me Britney Spears? Fansat

Britney Spears i ka shqetësuar fansat me postimet e fundit në rrjetet e saj sociale. Në një video të publikuar në “Instagram”, këngëtarja e hitit “Toxic”, u shfaq me një palë bikini të verdha.

Artistja i la ndjekësit pa fjalë kur u shpreh se mund t’i hiqte fare ato. Por jo vetëm kaq, pasi edhe mbishkrimi që Spears la bashkëngjitur me pamjet në fjalë, i shqetësoi fansat.

“U humba në qendër të Meksikës për një orë këtë mëngjes dhe ishte e tmerrshme … por gjeta rrugën time dhe po shtrihem tani … është bukur sot!!!”, shkruante ajo.

Ky postim vjen pas një incidenti që këngëtares i ndodhi në një hotel në Los Angeles. Ajo u pa teksa dilte zbathur dhe me të brendshme, duke mbajtur një jastëk në gjoks. Ndërkohë një ambulancë mbërriti në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles ka konfirmuar se shërbimet e urgjencës janë dërguar në hotelin e Britney në orën 12:42. Ata iu përgjigjën raportimeve se një grua ishte plagosur.

Gjithashtu përfaqësuesi i shërbimeve të urgjencës konfirmoi se një ambulancë ka mbërritur në vendngjarje, por nuk ka dërguar askënd në spital. Ekipi që ishte dërguar për të ndjekur situatën, u largua nga hoteli në orën 1:17 të mëngjesit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by XILA MARIA RIVER RED (@britneyspears)

britney spears shqetesim

Lini një Përgjigje