TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Korrik 2023, 13:37

Elhaida Dani shpreh gjithë mallin ndaj Ledianit: Ende më mungon

Shkruar nga Pamfleti

Elhaida Dani shpreh gjithë mallin ndaj Ledianit: Ende më mungon

Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj po jetojnë romancën e tyre herë larg e herë afër njëri-tjetrit. Angazhimet profesionale kanë bërë që javët e fundit Elhaida të udhëtojë shumë për muzikalin e saj "Notre Dame de Paris" dhe ndodhet aktualisht në SHBA,  kurse balerini në Tiranë.

Elhaida ka ndarë një foto të tyre nga "Dancing with the Stars' në Instagram dhe shkruan: "Ende personi që më mungon më shumë është ai". Teksa e ka ripostuar, balerini shton: "Edhe ti më mungon".

Dyshja u njohën në "Dancing with the stars" ku lindën edhe ndjenjat mes tyre.  Lediani ka deklaruar se ata kanë biseduar bashkë për çdo gjë dhe se lidhja e tyre është reale. Nga ana tjetër, Elhaida është shprehur se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe ka kërkuar që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë.

Elhaida Dani shpreh gjithë mallin ndaj Ledianit: Ende më mungon

elhaida dani mungese

Lini një Përgjigje