TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Gusht 2024, 13:39

Elegante dhe seksi, Bebe Rexha poston videon e fillimit të karrierës

Shkruar nga Pamfleti

Elegante dhe seksi, Bebe Rexha poston videon e fillimit të karrierës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një video të publikuar nga faqja e njohur Fuse TV. Videoja daton nga fillimet e karrierës së saj dhe e tregon Rexhën në një pamje krejtësisht të ndryshme nga ajo që njohim sot.

Në këtë video, Bebe Rexha shkëlqen me flokët e saj të zeza dhe një trup shumë më të dobët se sa ajo që ka sot. Interpretuesja e hitit “Me, Myself and I” shfaqet me një energji rinore dhe një vendosmëri të pashoqe për të arritur suksesin në botën e muzikës.

Gjatë videos, ajo dëgjohet duke thënë: “Mendoj se mënyra e vetme se si mund të ndihmoj njerëzit është realisht të jem një super yll”.

Kjo deklaratë e fuqishme është publikuar nga faqja Fuse TV si diçka e thënë nga një virgjereshë në horoskop, duke theksuar kështu vetëbesimin dhe fuqinë e kësaj shenje për të arritur qëllimet e tyre në jetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FUSE TV (@fusetv)

bebe rexha elegante

Lini një Përgjigje