TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Gusht 2024, 13:24

Pas divorcit nga Ben Affleck, JLo bëhet nostalgjike dhe publikon foton e vjetër

Shkruar nga Pamfleti

Pas divorcit nga Ben Affleck, JLo bëhet nostalgjike dhe publikon foton e

Jennifer Lopez ka thyer heshtjen për herë të parë, që kur ka dorëzuar kërkesën për divorc nga aktori Ben Affleck, të martën. Këngëtarja 55-vjeçare postoi në Instagram Stories të premten, por fansat që prisnin detaje mbi gjendjen e saj ose ndarjen nga aktori 52-vjeçar mund të mbeteshin të zhgënjyer, shkruan DailyMail.

Në vend që të ndajë diçka të re, JLo ripostoi një ‘selfie’ që e kishte realizuar më parë dhe që ishte shpërndarë nga një llogari e fansave. Postimi duket se ishte nga një fotosesion i realizuar në dhjetor të vitit 2020.

Ajo ishte veshur me një xhup të butë rozë të zbehtë për t’u përshtatur me motin e ftohtë, dhe një pemë e Krishtlindjeve mund të shihej në sfond, duke konfirmuar që fotoja ishte realizuar gjatë festave të fundvitit.

Përveç postimit, të cilin Jennifer e publikoi pa komente ose kontekst, ajo ka mbetur e heshtur që nga kërkesa për divorc.

Pas divorcit nga Ben Affleck, JLo bëhet nostalgjike dhe publikon foton e

jlo ben affleck nostalgji

Lini një Përgjigje