
Elvis Naçi mësohet se ka blerë kohën televizive në Top Channel për të bërë një emision të ngjashëm me atë që kishte “Shqiptarët për shqiptarët”, ku në qendër do jetë bamirësia dhe ardhja në ndihmë e njerëzve në nevojë.
Thuhet se emisioni do ndërthuret me surpriza, ku në qendër do jetë realizimi i ëndrrave të njerëzve që nuk kanë mundësi të kufizuara në jetë.
Në krahë të Visit thuhet se mund të jetë Kiara Tito, edhe pse për këtë pozicion janë zhvilluar disa audicione dhe një ndër emrat ka qenë edhe ai i Kiarës. Emisioni thuhet se do ketë autore program dy vajzat e Big Brother, autoret Petrina Gorica dhe Lorina Mixha.
Kështu, thashethemet se Kiara mund të ishte pjesë e Big Brother Vip Kosova nuk janë të vërteta dhe prezantuesja mesa duket nuk i ndahet Topit.
Nuk e dimë nëse do shkëlqejë krah Elvis Naçit, por mbetet për t’u parë si do jetë në këtë prezantim Kiara Tito, e cila kohët e fundit ka shijuar pushimet verore dhe mëmësinë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje