TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Maj 2023, 08:59

Efi reagon pas finales: Big Brother VIP 2 i përket Luizit dhe Kiarës!

Shkruar nga Pamfleti
Efi reagon pas finales: Big Brother VIP 2 i përket Luizit dhe Kiarës!

Efi Dhedhes, finalistja e Big Brother Vip, në një postim të fundit në llogarinë e saj, tregoi si e ka përjetuar eksperiencën brenda shtëpisë dhe për raportin me disa banorë. Efi shkruan se pjesëmarrja në këtë edicion të Big Brother e ka bërë krenare familjen e saj dhe për këtë ajo ndihet e lumtur. Mes rreshtash Efi pranoi publikisht se Big Brother VIP 2 i përket Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. 

Krenare dhe e lumtur! Ju kam lodhur me postimet e mia, por jam shumë e emocionuar teksa reflektoj për rrugëtimin tim në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen e të gjithëve ju. Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’u qëndroja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira.

Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qëndroja deri në fund në shtëpi. Ndërsa kam qenë duke lexuar sot mesazhet, komentet dhe DM tuaja, ndihem sikur kisha një familje të dytë që më mbështeste nga jashtë.

Më shumë se çdo gjë, doja t’i bëja njerëzit e mi të dashur krenarë dhe jam shumë e lumtur që mund të them se ia dola. Prindërit e mi më rritën të jem një vajzë e fortë, e sigurt dhe besnike, dhe jam shumë mirënjohëse që u kam ngjarë atyre.

“Big Brother VIP 2” u përket @itsluizejlli dhe @kiaratito kanë dhuruar emocione pafund, dhe u uroj jetë sa më të lumtur bashkë! @kristdragot jam e bindur që do të shohim shumë gjëra të bukura nga ty në të ardhmen! @deamichellee je një shembull për shumë vajza! Faleminderit për çiltërsinë dhe shoqërinë që më ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi. Së fundi, dua të falënderoj ekipin dhe produksionin e “Big Brother” që më dhanë këtë mundësi për herë të dytë. Kjo përvojë ka ndryshuar jetën time dhe unë jam mirënjohëse për çdo moment. Faleminderit, faleminderit, faleminderit! Ju dua të gjithëve”.- ka shkruar Efi në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Efi (@efi.dhedhes)

big brother vip

Lini një Përgjigje