TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Qershor 2024, 14:40

E trishtë/ Publikohet video ku Celine Dion tregon vuajtjet nga sëmundja

Shkruar nga Pamfleti

E trishtë/ Publikohet video ku Celine Dion tregon vuajtjet nga

Artistja e njohur Celine Dion, i ka dhënë mundësinë ekipit të “Amazon Prime TV” për të dokumentuar përvojën e saj të dhimbshme të betejës së saj me “Sindromën e Njeriut të Ngurtë”.

Në një fragment të dokumentarit, këngëtarja shihet të vuajë teksa
shfaqet duke qarë nga dhimbjet dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, teksa përjeton një krizë torturuese dhjetë minutëshe.

Siç tregon video, asaj i jepet një spraj për hundë, i cili zakonisht përdoret për të trajtuar efektet e krizave të shumta te njerëzit me këtë çrregullim neurologjik.

Pamjet tronditëse janë bërë publike në mbarë botën teksa shumë persona janë prekur nga gjendja e saj dhe i kanë dhënë shumë dashuri nëpërmjet disa mesazheve mbështetëse nëpër rrjete sociale.

 

 

celine dion vuajtje video

Lini një Përgjigje