TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Mars 2025, 12:09

E pa dëgjuar/ Gjesti neveritet nga nishani i Eglit; e refuzon në shtrat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E pa dëgjuar/ Gjesti neveritet nga nishani i Eglit; e refuzon në

Egli është zgjuar në gjendje shumë të keqe shpirtërore ditën e sotme. Në pamje të parë, gjithkush mendon: Po tani çfarë do? A mori atë që deshi?

Por ja që nuk qenkan kështu gjërat. Këngëtarja ka qarë e ka shfryrë mbi supet e Danjës, duke rrëfyer se Gjesti i pa një nishan në këmbë (diçka që ta dhuron Zoti) dhe është neveritur, aq sa nuk e ka qasur pranë tij. Përkundrazi ka vënë jorganin si ndarje mes tyre dhe nuk i ka folur më

Egli: Pa një nishan, u çmend, u drejtuam për tek shtrati. Ndaloi tek peshat. I thashe: e ke seriozisht? Shkoi të shfrynte, pa lidhje, për këtë (drejton dorën nga nishani i këmbës), vë në mes jorganin dhe më kthen kurrizin. Nuk më prek me dorë fare, fare, fare. Nuk jam ndjerë nodnjëherë në jetën time më e fëlliqur.

Danja: Po pse mi?

Egli: Më bën mua me faj për një gjë të Zotit.

Danja: Më dëgjo mua, mblidh trutë e kokës, që ta bësh tëndin

Egli: Mbajta, mbajta, mbajta, se po plasja…dhe i thashe: çfarë të bëj që jemi këtu, se ta kisha treguar unë ty çfarë të kisha bërë. Me këtë që më ke bërë ti sot, kishe fluturuar nga dritarja. Kjo është hera e parë që jam ndjerë aq keq

Danja: Çfarë thoshte ndërkohë?

Egli: ‘Ej, a ke rrëshqit e?’, kështu më tha. Unë mezi e prisja atë darkën. Ta përqafoja. Surrati i atij të më bëjë mua të ndihem e mohuar? /Pamfleti

 

egli gjesti nishani

Lini një Përgjigje