TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Mars 2025, 11:34

Të gjithë dyshojnë për Eglin/ Redoni sjell këngën e Ermal Fejzullahut “Gocë nga Tirana”

Shkruar nga Pamfleti

Të gjithë dyshojnë për Eglin/ Redoni sjell këngën

Banori për pak kohë i Big Brother, Redon Berani, i njohur edhe si djali i këngëtares Gili, ka publikuar të dielën, këngën e tij më të re, të titulluar “Gocë nga Tirana”.

Ky projekt është një version i rikthyer i këngës që u interpretua nga Ermal Fejzullahu vitet e shkuara.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Redoni, me beat nga Robert Berani dhe producim nga Berani Music. Videoklipi i këngës u realizua në Tiranë.

Afrimitetin që pati me Eglin, duket se Redoni e ka shfrytëzuar më së miri për reklamën e këngës. Edhe pse kjo është një këngë e njohur, por thjesht e ripërpunuar, gjysmën e klikimeve do t’i marrë pikërisht nga ‘mini-historia’ e Redonit me Egli. Por kuptohet që ndjenjat e tij ndaj këngëtares ishin shumë të vogla, aq sa të lërë edhe Big Brother-in brenda javës.

 

redoni goce nga tirana

Lini një Përgjigje