
“Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio. Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë.
Në pjesën e dytë me moderatorë Gjestin dhe Laertin, të ftuar fillimisht ishin Rozana dhe Ola.
Edhe pse moderator ishin Gjesti dhe Laerti, Rozana i ka bërë një pyetje Gjestit, meqënëse tashmë lidhja me Eglin u bë zyrtare. Sipas saj, atmosfera në shtëpi ka ndryshuar, që kur Gjesti dhe Egli zyrtarizuan lidhjen.
Edhe Laerti e ngacmoi disi Gjestin, por Rozana ishte më e drejtpërdrejtë.
Rozana: Gjesti, si po ndihesh tani që lidhja u pranua?
Gjesti: Po ndihem si burrë i martuar!
Më pas Laerti dhe Ola uruan besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit; Agjerim të pranuar!
Lini një Përgjigje