TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Tetor 2025, 12:01

Dojna Mema nuk humb kohë, i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Kiara Titos: Kam mjaftueshëm këllqe!

Shkruar nga Pamfleti

Dojna Mema nuk humb kohë, i përgjigjet ‘flakë për

Fjalia e Dojna Memës për Kiara Titon se e ka hequr nga ndjekësit në Instagram, e thënë në intervistën për ‘Mirëmbrëma yje’ mori dhenë në kohë rekord, a thua se ishin prishur marrëdhënie të rëndësishme.

Kiara nga ana tjetër, gjeti rastin tek ‘Goca dhe Gra’ për t’iu përgjigjur. Sipas saj, kishte qenë Dojna që e kishte hequr nga Instagrami, edhe pse dikur ‘kishin ngrënë bukë bashkë’. Tito i vuri ‘vulën’ kur tha se Dojna ka patur ‘hall klikimesh’ kur e ka përmendur.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i kësaj të fundit. E cila nxori një chat me të motrën, ku e lajmëronte se Kiara e ka hequr nga Instagrami. Mbi chat-in, Dojna bën edhe postimin: “Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, qoftë kjo edhe para kamerave, kam mjaftueshëm këllqe për të dhënë përgjigje të drejtpërdrejta. E bëj edhe për rehatinë time se s’më duhet të mbaj mend gënjeshtrat e të përfundoj duke i besuar edhe vetë. Thënë kjo, tema është e varfër, ndaj nuk shoh ndonjë interest ë veçantë për ta tjerrë më shumë se kaq publikisht. Ditë të mbarë!”, përfundon postimi i shkurtër, por sqarues i Dojnës. /Pamfleti

Dojna Mema nuk humb kohë, i përgjigjet ‘flakë për

dojna mema kiara tito kellqe

Lini një Përgjigje