TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Prill 2023, 17:35

"Do rrish ti se je këputur për këtë Big Brother", tezja e Kiarës reagon pas sulmeve të Efit ndaj moderatores

Shkruar nga Pamfleti

"Do rrish ti se je këputur për këtë Big Brother",

Pas rifutjes në shtëpinë e ‘Big Brother’ Efi dhe Kiara kanë debatuar vazhdimisht me njëra-tjetrën, duke shkatërruar dalëngadalë raportin e tyre shoqëror që kishin krijuar më parë në shtëpi.

Ditët e fundit Efi është përfshirë në debate të hapura me Kiarën dhe Luizin, ku kanë hedhur fjalë fyese kundrejt njëri-tjetrit.

Gjithashtu Efi ka kaluar në sulm ndaj Kiarës dhe kërkon që ta nxjerrë sa më shpejt nga shtëpia moderatoren, për t’i rritur vetes shanset për të qenë në finale.

Gjatë një bisede me Luizin, Efi e ka ngacmuar duke i thënë: Si ndihesh që po të ikën Kiara?

Kjo sjellje e Efit ndaj Kiarës është komentuar nga familjarë të moderatores, të cilët kanë reaguar pas përplasjeve të vazhdueshme mes tyre përgjatë ditëve të fundit.

Në një koment, tezja e Kiarës, Gena i është drejtuar Efit ku i thotë që të mësohet të mos mashtrojë se do të humbasë shumë.

“Kush tha që do iki Kiara moj Efi. Kujton se do rrish ti se je këputur për këtë Big Brother e di sa emocion ke dhënë ti. Dhe vetë po e kupton që dole jashtë loje mëso në jetë të mos shtiresh dhe mashtrosh se humb shumë”, shkruan tezja e Kiarës.

Kujtojmë se moderatorja është në nominim me Efin dhe Bledin, dhe njëri prej tyre do të lërë sot në mbrëmje shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

big brother efi kiara sulm

Lini një Përgjigje