
Qëndrimi i ftohtë i këngëtarit ndaj Kiarës është vënë re edhe nga vetë moderatorja, e cila herë pas here e ka pyetur nëse ka ndonjë shqetësim por është përballur me “indiferentizmin e tij”.
Por duket se pas kësaj, qëndron një rreng i Luiz Ejllit i cili po përgatit propozimin për martesë për Kiara Titon. Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, ai ka lënë hapur mikrofonin dhe biseda e tij është dëgjuar në audio.
Këngëtari deklaroi: “Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më. Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më, ishte e bukur sa zgjati dhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe një fund, do kemi kujtime të bukura. Kam lojën shumë më të rëndësishme, për hir të së vërtetës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen. Besoj me aq sa e kemi respektuar njëri-tjetrin uroj të më kuptojë dhe pse jo të mbesim shokë të mirë edhe jashtë tek e fundit. Nuk e kam pasur për qëllim t’i bëj gjë të keqe, përveçse të kaloj mirë me të”.
Por sipas “Panoramës”, në fund, këngëtari la të nënkuptohet se do i propozojë për martesë moderatores dhe theksoi “po luaj me zjarrin”.
“Ku, ku, ku po luaj me zjarrin. Të ma bëjë ajo mua këtë punë, s’më intereson hiç, jo të më propozojë për martesë por s’di çfarë”, tha Luiz Ejlli. Prej disa javësh, artisti ka bërë plane për t’i propozuar për martesë Kiarës. Duket se tashmë është gjithçka gati, që Luizi t’i propozojë për martesë të dashurës së tij, pikërisht në spektaklin e sotëm.
Edhe vetë dy kanalet e “Digitalb” kanë bërë me dije se nesër gjatë spektaklit, një surprizë e madhe është rezervuar. Mesa duket Luizi ka vendosur që e gjithë historia e tyre të zhvillohet mes syve të miliona shikuesve, përfshirë këtu edhe propozimin për martesë.
Megjithatë, ky propozim është diskutuar shumë mes tyre. Duke menduar se ku do i propozojë, Kiara i tha Luizit se e sfidon t’i propozojë në “Myslym Shyr”, duke premtuar se nuk do qeshë.
“Vërtetë, si e do propozimin, të të ulem në gjunjë me unazë? Në Shqipëri? Në ‘Myslym Shyr’ në trotuar, në dhomë të gjumit, në sallon, ballkon…Ku moj? Në Paris?”.
Por duket se loja e “Big Brother”, mund të mirëpres edhe një propozim romantik për martesë, pasi Luizi po e mendon seriozisht, madje edhe shpeshherë ka shkuar në dhomë të rrëfimit të konsultohet me produksionin. Por nga ana tjetër, loja për të është komplikuar jo pak. Luizi është konfuzuar rreth situatës së krijuar me Efin.
Lini një Përgjigje