
Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve të “Big Brother” se nesër gjatë prime-t, përveç televotimin për finalistin e parë, do të ketë dhe një eliminim brenda natës.
Ndryshe nga çdo herë tjetër, nominimet nuk do të bëhen gjatë spektaklit, por u bënë gjatë ditës së sotme.
Banorëve ju dha mundësinë të shkruajnë në letër emrat e dy banorëve që duan të nominojnë, me përjashtim të Luizit dhe Deas.
Pasi banorët kanë shkruar në një fletë emrat që ata dëshironin të nominonin, nisi dhe numërimi i votave. Tre banorët më të votuar kanë qënë Efi, Kiara dhe Bledi.
Ata do të shkojnë në televotim mbrëmjen e nesërme, ku do të jetë publiku që do të vendosë se cili prej tyre do të lërë shtëpinë po nesër.
Lini një Përgjigje