TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Mars 2023, 10:54

Dëshiron të bëjë dasmë, por mamaja e Ronaldos është kategorikisht kundër martesës me Georgina-n

Shkruar nga Pamfleti

Dëshiron të bëjë dasmë, por mamaja e Ronaldos

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë në lidhje që nga viti 2016 dhe çifti kanë dy fëmijë së bashku.

Sipas The Sun, modelja tregoi se është e martuar me Ronaldon në ‘sytë e Zotit’, por një ditë do të mbajnë dhe ceremoni.

“Cristiano dhe unë jemi të martuar në sytë e Zotit, kjo është gjithçka që ka rëndësi për mua. Megjithatë, një ditë do të pasojë një ceremoni. Jam me fat që mund t’ju tregoj se ëndrrat janë realizuar me të vërtetë. I vlerësoj mundësitë që Zoti më ka dhënë”, tha Georgina.

Por pse Ronaldo nuk është martuar ende me Rodriguez?

Sipas mediave spanjolle, nëna e Ronaldos, Delores Aveiro është pengesa pasi ajo dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij besojnë se modelja po takohet me kapitenin e Portugalisë për përfitime financiare. Më tej në raport thuhet se familja e Ronaldos ka kundërshtuar me forcë çdo bisedë për martesë mes tyre.

Kohët e fundit Georigina ka marrë kritika edhe pas shfaqjes së dokumentarit për jetën e saj, me titull ‘I’m Georgina’, pasi në një moment deklaron se i do fëmijët e saj, por jo ata të të tjerëve (duke iu referuar fëmijëve që Ronaldo ka me femra të tjera).

georgina dhe ronaldo dasme

Lini një Përgjigje