TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Shtator 2025, 13:09

“Dasmë me fonde të vjedhura”, Eva Murati pendohet për frazën: Rashë në kurth!

Shkruar nga Pamfleti

“Dasmë me fonde të vjedhura”, Eva Murati pendohet për

Fraza e Eva Muratit se nuk do të jetë ‘nuse në një dasmë të organizuar me fonde të vjedhura publike’, bëri ‘xhiron e rrjetit’ dhe jo rastësisht. Por duket se pas bujës që bëri në media dhe rrjetet sociale, moderatorja e sportit është penduar. Ajo është përpjekur të sqarojë deklaratën e saj.

Murati tha në Top Albania Radio se ‘ishte keqinterpretuar dhe se gjithçka kishte nisur pas një provokimi, duke theksuar se nuk dëshiron të jetë pjesë e një “telenovele” mediatike’.

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu, apo të merrem me deklarata të tilla.

Më vjen keq për gjithë këtë, sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. E them me bindje ‘kurth’ sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin, gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë”, shprehet Eva Murati.

eva murati pendim

Lini një Përgjigje