
Ashtu siç kishte deklaruar, Besa Kokëdhima i ka dhënë fund beqarisë në një dasmë sekrete me partnerin e saj, Ted.
Mësohet se çifti ka kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni private. Si ‘vajzë deti’ që është (origjina e saj është nga Qeparoi), ajo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për mbrëmjen e saj të rëndësishme.
Anxhela Peristeri dhe Aurel Thellimi, si dhe dy artistë të huaj, ishin përzgjedhja e artistes për të kënduar në ceremoninë e saj martesore.
Mes të pranishmëve në ceremoni kanë qenë kolege të saj të kahershëm si Elvana Gjata me nënën e saj si dhe kantautori Kledi Bahiti.
Të ftuarve u është kërkuar të mos publikojnë foto apo video. Sot Besa ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet duke mbajtur dorën e partnerit, të dy me unaza, si dhe një foto nga shtrati, ndërkohë që duket deti nga ballkoni. Epo, me trashëgime!

Lini një Përgjigje