
Akuza që Eva Murati ngriti ndaj ish-vjehrrës Jozefina Topalli për ‘para të vjedhura mbushi faqet e ‘lajmeve rozë’ edhe pse bëhet fjalë për ‘kronikë’.
Pavarësisht se tani e akuzon për ‘vjedhje të parave publike’ ish-vjehrrën e saj, kohë më parë, e ftuar tek ‘Rudina’, Eva Murati, në një lojë me e-moji, për Jozefina Topallin vuri një e-moji me buzë të kuqe dhe tha se i dërgon një puthje dhe se politikanes i shkon shumë buzëkuqi i kuq.
Megjithatë për shumë kënd kjo u interpretua si inat nga ana e moderatores, meqë pa se ish-i dashuri i saj organizoi një dasmë madhështore dhe shumë të kushtueshme me bashkëshorten e tij (tanimë), modelen shumë bukuroshe, Cindy Marina.
Por një fjali e Muratit kaloi ‘pa bërë zhurmë’, edhe pse mund të ‘trondisë themelet’ e çiftit të sapo martuar:
“E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”…., kishte shkruar Eva.
Mos ndoshta moderatorja sportive sapo i dha një sinjal Cindy Marinës se Genardi e ndjek çdo ditë dhe mbi të gjitha edhe një ditë pas dasmës së tij?! Të jetë vallë i fiksuar ende me bukuroshen e ekrani, edhe pse është i martuar tanimë?!
‘Gojët e liga’ thonë se shkaku i ndarjes së Evës dhe Genardit ka qenë pikërisht politikania e famshme. Jozefinës duket se nuk i ka pëlqyer Eva dhe ka bërë çdo gjë që të mos e shohë krah djalit të saj. /Pamfleti

Lini një Përgjigje