
Këngëtarja Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë me një dasmë madhështore në jug të vendit mbrëmjen e djeshme. Dasma private e Besës është zhvilluar në Dhërmi, ku të pranishëm kanë qenë miq dhe familjarë të afërm të artistes.
Vetë ajo është treguar tejet diskrete lidhur me partnerin e saj, por mësohet se djali që i ka rrëmbyer zemrën quhet Tedi Tase, i cili është edhe menaxheri i saj.

Këngëtarja ka kërkuar po ashtu që të ftuarit të mos postojnë asgjë nga dasma e saj, duke preferuar që edhe ceremonia të kalojë pa u zbuluar në media, apo në rrjetet sociale. Besa ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” vetëm një foto, duke treguar unazat në dorën e saj dhe të partnerit.

Ndërkohë, Panorama.al, ka mundur të sigurojë disa momente nga dasma e saj, ku Besa shihet duket vallëzuar me bashkëshortin.
Lini një Përgjigje