TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Tetor 2023, 12:38

Dafina dhe Kreshnik Gjergji nuk fshihen më, publikojnë videon romantike

Shkruar nga Pamfleti

Dafina dhe Kreshnik Gjergji nuk fshihen më, publikojnë videon

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji janë ndër çiftet më të komentuar së fundmi, e dyshja duket se po e shijojnë romancën e tyre publikisht. Të paktën këtë na lënë të kuptojmë postimet e tyre të shpeshta ku shfaqen krahë njëri-tjetrit.

Ka qenë Kreshniku këtë herë i cili ka postuar një video ku shfaqet duke u puthur në buzë me këngëtaren, një moment tepër romantik e pse jo të mos ua tregonte ndjekësve të tij.

Sigurisht videoja u ripostua në story edhe nga Dafina, ndërsa komentet kanë qenë të shumta.

Së fundmi po përflitet se dyshja e kanë çuar lidhjen në një hap tjetër e po mendojnë martesën, megjithatë një gjë e tillë nuk është konfirmuar në asnjë moment nga çifti.

dafina zeqiri kreshnik gjergji puthje

Lini një Përgjigje