TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Tetor 2023, 11:54

Big Brother Kosova 2/ Azemi i dashuruar ‘kokë e këmbë’: Do luftoj deri në fund për ndjenjat ndaj Albës

Shkruar nga Pamfleti

Big Brother Kosova 2/ Azemi i dashuruar ‘kokë e

Big Brother VIP Kosova 2 ka marrë vëmendje të madhe që në ditët e para të nisjesh.

Dhe ndonëse është vetëm java e dytë duket se në shtëpinë e famshme po krijohet një trekëndësh.

Azemi, Alba dhe Lumbardhi janë kthyer në tre prej banorëve më të diskutuar të BBVK dhe kjo për shkak se të dy djemtë kanë shprehur një pëlqim të fortë për vajzën nga Shkodra.

Ky trekëndësh është diskutuar edhe gjatë ‘Prime’ të së hënës (30 tetor), ku Azemi dha edhe një deklaratë tjetër për Albën.

“Do të luftoj deri në fund për ndjenjat që kam ndaj Albës, unë nuk kam hyrë me atë mendim, kur kam folur me të, kur e kisha përballë, kur e kam parë në sy, e kam parë jetën time deri në fund”, ka thënë Azemi mes tjerash.

azemi dashuri alba bbvk2

Lini një Përgjigje