
Pas 17 vitesh karrierë në ekranin e Top Channel, aktori i ‘Portokalli’ Rezart Veleshnja ka ndarë lajmin se do të largohet, për ta parë tashmë në ekranin e MCN.
Mirëpo sipas tij, largimi nuk ishte në mënyrën si ai do të dëshironte.
“Çezarit jepi hakun, në të kundërt i bie që nuk jemi artistë,”-deklaroi Veleshnja.
Por në të njëjtin emision, Veleshja ka thumbuar Salsano Rrapin nëpërmjet një zhapiku të futur në skenë.
“Është prezantues në spektakël humori. E ka emrin Sali. Saliu të lëpin gjatë gjithë kohës. Nuk të bën asgjë. Vetëm flet, të spiunon, është si grua e keqe. Nuk të bën asgjë është frikacak. Kam punuar 17 vjet me Salin”, shprehet Rezarti duke lënë qartë të kuptohet se bëhet fjalë për Salsano Rrapin. (minuta 32 në video)
Lini një Përgjigje