
Sekreti i Eridës në “Love Island Albania”, i cili dihej nga publiku, por jo nga konkurrentët, u diskutua në Prime-n e mbrëmshëm gjatë gjysmëfinales së reality show-t, mes ishullorëve dhe opinionistëve, teksa ajo zbuloi se ka një llogari në OnlyFans, gjë që ka dashur ta diskutojë edhe me partnerin e saj, Aleksandros.
Kështu, ata kanë dalë veç të tjerëve, për të diskutuar për këtë fakt, teksa Erida ka treguar përse e ka hapur këtë llogari, duke i bërë edhe një premtim Aleksandros pasi të dalin nga programi, ndërsa ky i fundit është treguar më se i kuptueshëm.
Aleksandros: Ke bërë disa gjëra, ke krijuar një bazë, ke ndihmuar edhe familjen. Nuk jam personi që të gjykoj dhe të tregoj nëse është e drejtë apo jo.
Erida: E kuptoj pse nga njëra anë nuk mund të jesh dakord. E kam pasur siklet për këtë gjë këtu, por ty dua ta them sepse kam krijuar diçka të bukur, e cila mund të zgjasë edhe jashtë. Doja që ti ta dije kush jam unë, e kam bërë për familjen time.
Aleksandros: Do e mbyllje për mua? I vë lekët më lartë se mua?
Erida: Po. Jo nuk i vendos, do ta mbyllja sepse do të doja diçka të bukur jashtë me ty dhe ndoshta ata katër fëmijët do të vijnë dhe nuk dua ta humbas këtë gjë, sepse lekët ikin e vijnë.
Lini një Përgjigje