TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Tetor 2023, 09:19

Përflitet ngado për lidhjen me Olsi Bylykun, Denada Lura mbyll llogarinë në Instagram

Shkruar nga Pamfleti

Përflitet ngado për lidhjen me Olsi Bylykun, Denada Lura mbyll

Pak kohë më parë u bë me dije se aktori i humorit, Olsi Bylyku prej më shumë se 4 muajsh është në një lidhje me gazetaren Denada Lura.

Aktori i humorit bëri një përgënjeshtrim të lajmit, me anë të një video në Instagram, ku shihte i përhumbur nga xhami i makinës dhe pozonte në foto me të njëjtën bluze si ish e dashura e tij, Egli Tako.

Por, me gjithë përpjekjet e Olsit që të mos merrej vesh, lajmi për të dashurën e re bëri bujë shumë shpejt dhe duket se gazetares nuk i ka pëlqyer aspak kjo vëmendje e madhe, ndaj ka marrë vendimin e papritur.

Pasi iu bë emri i ditur, Denada ka vendosur të mbyllë llogarinë e saj në Instagram.

Edhe pse nuk dihen zyrtarisht shkaqet e këtij vendimi, duket se fluksi i komenteve për këtë lidhje ka qenë i papërballueshëm.

olsi bylyku denada lura instagra

Lini një Përgjigje