
Këngëtarja legjendare Celine Dion ka surprizuar fansat e saj gjatë festave të fundvitit me një video plot humor dhe autoëironi, të publikuar në Instagram. Artistja ikonë u shfaq e transformuar në një version festiv të personazhit të famshëm “Grinch”, duke sjellë buzëqeshje dhe nostalgji në një periudhë që lidhet me ngrohtësi, reflektim dhe momente familjare.
Në videon, e cila u bë menjëherë virale, Celine Dion shihet e ulur pranë një oxhaku të ndezur, me një qenush në krahë, ndërsa këndon refrenin e hitit të saj të pavdekshëm All by Myself. Me një interpretim teatral dhe plot humor, ajo parodizon Grinch-in që “urreka” Krishtlindjet, duke ironizuar njëkohësisht axhendën e saj të ngarkuar.
“Si guxojnë ata Whos. Më telefonojnë në minutën e fundit. Edhe nëse doja të shkoja, axhenda ime nuk do ta lejonte”, shprehet Dion në video, ndërsa vijon me një listë absurde dhe argëtuese aktivitetesh: “Katër, e stërvit zërin tim. 4:30, i zgjoj fëmijët e mi. 5, e zgjidh problemin e urisë në botë, nuk ia them askujt. 6:30, darkë me veten time, nuk mund ta anuloj përsëri! 7, kam vështirësi me idetë e mia krijuese. Jam e mbyllur!”
Momenti kulmon në fund të videos, ku këngëtarja e mbyll me një mesazh tipik për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe plot sharm: “Sigurisht, nëse i jap idetë e mia krijuese në orën 9:00, do të kem ende kohë të rri në shtrat dhe të shikoj video pafund në TikTok. Ose mund t’u uroj të gjithëve një Krishtlindje të Gëzuar dhe një Vit të Ri të lumtur”.
Videoja është pritur me mijëra komente pozitive nga fansat, të cilët kanë vlerësuar anën humoristike dhe njerëzore të artistes, duke e cilësuar si një nga surprizat më të bukura të këtij fundviti.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje