TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Dhjetor 2025, 13:35

Loredana trazon Dortmundin, nxjerr Adeyemin ‘në shitje’

Shkruar nga Pamfleti
Loredana trazon Dortmundin, nxjerr Adeyemin ‘në shitje’
Loredana trazon Dortmundin, nxjerr Adeyemin ‘në shitje’

Situata e Karim Adeyemi te Borussia Dortmund po shkon drejt një epilogu të qartë. Mediat gjermane raportojnë se klubi i Bundesligës ka vendosur të mos i vendosë më pengesa largimit të sulmuesit gjatë merkatos së janarit, duke e nxjerrë zyrtarisht në shitje kartonin e tij.

Sipas burimeve pranë klubit, Adeyemi ka shprehur prej kohësh pakënaqësi me jetën në Dortmund dhe ka kërkuar transferimin në një qytet më të madh evropian. Kjo dëshirë nuk lidhet vetëm me aspektin sportiv, por edhe me jetën personale të futbollistit. Më konkretisht, mësohet se partnerja e tij, këngëtarja e njohur Loredana, ka patur ndikim në vendimin e lojtarit, duke kërkuar një ndryshim ambienti që do t’i përshtatej më shumë edhe angazhimeve të saj në showbizz.

Fillimisht, drejtuesit e Borussia Dortmund kishin refuzuar kategorikisht idenë e largimit të Adeyemit, duke e konsideruar atë një element të rëndësishëm të projektit sportiv. Megjithatë, situata ndryshoi ndjeshëm pas disa episodeve të fundit në fushë. Në një nga ndeshjet e fundit, sulmuesi u përfshi në një përplasje me kundërshtarët dhe, pas zëvendësimit, u largua menjëherë nga pankina, një veprim që u interpretua si shenjë e qartë pakënaqësie dhe tensioni me stafin teknik.

Pas këtyre zhvillimeve, te Dortmund mësohet se kanë “ngritur flamurin e bardhë”, duke pranuar se mbajtja e lojtarit kundër dëshirës së tij — sidomos në një moment kur faktorët personalë dhe emocionalë po ndikojnë drejtpërdrejt — nuk do të sillte përfitime sportive.

Për këtë arsye, klubi është i gatshëm të dëgjojë çdo ofertë serioze që mund të mbërrijë në janar. Interes konkret për Adeyemin kanë shfaqur disa nga klubet më të mëdha të Europës, me Manchester United dhe Barcelonën në krye të listës, të cilat po monitorojnë nga afër situatën.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Borussia Dortmund ka vendosur një çmim rreth 60 milionë euro për kartonin e lojtarit, një shifër që mund të përbëjë pengesë serioze, veçanërisht për Barcelonën, e cila vazhdon të përballet me kufizime financiare.

 

karim adeyem loredana dortmund shitje

Lini një Përgjigje