TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Mars 2023, 12:09

Britney Spears dhe Sam Asghari nuk janë martuar? Dyshime se dasma ka qenë vetëm për publicitet

Shkruar nga Pamfleti

Britney Spears dhe Sam Asghari nuk janë martuar? Dyshime se dasma ka

Ylli i popit, Britney Spears ka nisur pushimet me menaxherin dhe partnerin e saj, Sam Asghari. Por ajo që ka ngritur më shumë dyshimet, është fakti që Sam u pa pa unazën e martesës.

Burri i Britney nxiti edhe më shumë thashethemet për një ndarje të mundshme mes tyre. Në fotot e publikuara nga DailyMail, Sam Asghari shihet duke nxjerrë çelësat e makinës nga xhepi, duke zbuluar se në gisht nuk ka asnjë unazë.

Ndërkohë, Briteny është me pushime në një vend ‘misterioz’ me të dashurin dhe menaxherin e vjetër Cade Hudson dhe ka ndarë foto nga udhëtimi i saj në Instagram.

Kujtojmë se dasma e çiftit ka qenë në fokus të mediave ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale. Spears ka deklaruar në postime të ndryshme se sa e lumtur është, por miliona fansa e dyshojnë këtë.

Disa përdorues të Instagramit spekuluan se dasma duket të jetë e rreme, duke sugjeruar se mund të jetë një marifet publiciteti, dhe këto u përforcuan akoma më shumë kur panë që Sam nuk kishte unazën në gisht. Spears dhe Asghari u martuan në qershor 2022 në një ceremoni në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni, ku morën pjesë të famshëm të Hollivudit.

Britney Spears dhe Sam Asghari nuk janë martuar? Dyshime se dasma ka

britney spears dhe sam asghari dasme false

Lini një Përgjigje