TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Mars 2023, 11:03

Akuzohej se lëndoi një mjek gjatë aksidentit në ski, Gwyneth Paltrow fiton gjyqin

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohej se lëndoi një mjek gjatë aksidentit në ski, Gwyneth

Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow ka fituar gjyqin që vijonte prej ditësh, e që kishte të bënte me një aksident në skijim. Pas përfundimit të gjyqit, ajo do duhet të marrë nga paditësi 918 mijë euro.

Vendimi u shpall një ditë më parë e juria vendosi se ajo nuk është fajtore për incidentin e vitit 2016 që lidhet me lëndimin e mjekut Terry Sanderson.

50-vjeçarja u pa duke buzëqeshur pasi mori lajmin, ndërsa Sanderson, tundi kokën në shenjë disfate.

Fituesja e “Oscar” ishte në Deer Valley Resort në Park City, me bashkëshortin dhe fëmijët kur ndodhi incidenti. Tre vjet më vonë, Sanderson akuzoi Paltrow se e la atë me një dëmtim traumatik të trurit dhe brinjë të thyera, duke pretenduar se aktorja e lëndoi e më pas u largua.

Por këto akuza u hodhën të gjitha poshtë!

gwineth paltrow gjyqi mjeku

Lini një Përgjigje