TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Korrik 2023, 12:49

Bledi Mane injoron totalisht Kiara Titon: Kush është kjo?

Shkruar nga Pamfleti

Bledi Mane injoron totalisht Kiara Titon: Kush është kjo?

Bled Mane ka folur për ish-banorët e “Big brother Vip Albania”.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, gazetari tregon se kishte shumë dëshirë që të festonte ditëlindjen e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, por nuk mundi pasi doli para kohe. Ai tregon se ditëlindjen e ka pasur më 8 mars dhe dëshira e tij ishte ta festonte me banorët, pasi ishte dhe një mundësi e mirë që të mos harxhonte para.

Po ashtu, kur iu përmend fakti se nuk e festoi ditëlindjen për shkak të Kiarës (pasi zgjodhi të dilte nga shtëpia në vend të saj), Bledi e injoroi duke pyetur se kush është Kiara.

Bledi Mane: Kur u futa thashë do rri sa më gjatë që ta festoj ditëlindjen këtu sepse nuk do kem shpenzime.

Erjona Rusi: Ti dole dhe hoqe dorë nga kjo dëshirë vetëm për Kiarën i bie!

Bledi Mane: Kur dola nuk e mendova gjatë që kisha dhe ditëlindjen sepse atje brenda është tjetër trysni dhe hesapet që bën jashtë, nuk qëndrojnë.

Erjona Rusi: Ta paska Kiara borxh një ditëlindje? Një festë për 50-vjetorin meqë nuk e festove dot brenda?

Bledi Mane: Flitet që njerëzit që kanë konsumuar shumë alkool, kanë probleme e memorien e shkurtër. Tani ky emri që më përmende është italisht dhe nuk më kujton ndonjë gjë.

Erjona Rusi: Nuk të kujton asnjë gjë ky emri?

Bledi Mane: Jo! Se di ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet, por për momentin nuk më kujtohet!

bledi mane kiara tito injorim

Lini një Përgjigje