TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Korrik 2023, 12:22

Fansja i hedh pijen në fytyrë gjatë performancës, Cardi B e godet me mikrofon (video)

Shkruar nga Pamfleti

Fansja i hedh pijen në fytyrë gjatë performancës, Cardi B e

Reperja me famë botërore, Cardi B së fundmi ka performuar në një ambient të hapur në Las Vegas, ku po merrnin pjesë një numër i madh i fansave të muzikës së saj.

Gjatë performancës së saj, ku atmosfera po bëhej gjithnjë e më e zjarrtë, një fanse papritmas hodhi ujë në drejtim të saj.

30-vjeçarja e cila njihet për temperamentin e saj, duket se nuk e priti aspak mirë këtë veprim, teksa edhe iu kundërpërgjigj duke e gjuajtur me mikrofon.

Ajo shihet se u qëllua në krahun e djathtë me pije, ndërsa reagimi i trupave të sigurimit ishte i menjëhershëm.

Siç shihet në pamjet e publikuara në rrjete sociale, koncerti u ndal për disa çaste.

cardi b sherr fanse mikrofon

Lini një Përgjigje