
Si e parashikojnë yjet këtë javë? Lexojeni dhe rrokni çdo ditë e çdo orë të saj, me të mirat dhe të këqijat sepse është koha juaj dhe është dhurata më e çmuar që keni.
DASHI
Të lindurve të shenjës së dashit, java u sjell një event interesant ose një takim me një burrë. Do të jetë me rëndësi për jetën tuaj personale, profesionale, sociale ose politike. Është një javë e rëndësishme në termat e vendimmarrjes në lidhje me një udhëtim. Jini të kujdesshëm me kontaktet me njerëz nga qytete ose shtete të reja. Këtë javë do të mërziteni me dikë që vepron në mënyrë të pavullnetshme dhe kjo do të jetë në dëmin tuaj sepse veprimet e këtij personi do të kenë kosto në buxhetin tuaj. Këtë javë do të blini një dhuratë ose diçka që do t’ju zhgënjejë ju ose atë të cilit ia dhuroni edhe pse do të mundohet ta fshehë. Këtë javë më mirë, shmangni surprizat. Mund të keni probleme në shtëpi ose me transportin këtë javë.
DEMI
Këta javë të lindurit e demit mund të presin një dhuratë të papritur materiale. Gjithashtu do të ketë lajme të papritura të lidhura me një udhëtim të papritur ose bisedë telefonike me dikë që jeton jashtë kufijve. Një mbledhje e gjithë familjes ose me të afërmit, do t’ju emocionojë këtë javë. Gjithashtu java mund t’ju sjellë emocione pozitive të lidhura me një grua ose vajzë. Për gratë e demit do të jetë një periudhë e suksesshme për realizimin ose implementimin e një projekti. Burrat e demit do të marrin në konsideratë ndryshime të lidhura me një shpërngulje ose udhëtim. Duhet të jenë të hapur ndaj mundësive të reja dhe njerëzve të rinj në jetën e tyre.
BINJAKËT
Të dashur Binjakë, ngjarje të papritura do të lidhen këtë javë me disa blerje të reja dhe takime të papritura. Çdo gjë që do të humbisni këtë javë, është për të mirën tuaj. Këtë javë, disa lajme të mira në lidhje me një shtatzëni, ditëlindje fëmije, pagëzim ose lindje, do t’ju kënaqin. Veprimet e një vajze ose gruaje mund t’ju bëjnë që të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm ose të ndryshoni qnëdrim ndaj saj, por kujdes...Ka mundësi që ju të jeni një viktimë e një plani të menduar mirë apo manipulimi me qëllim për të përmbushur dëshirat e dikujt tjetër. Këtë javë do të keni kontakte me njerëz të cilët do të kenë arsye për të qarë, ankuar dhe për të kërkuar ndihmë ose këshilla tek ju. Burrat e binjakëve do të kenë pritshmëri të veçanta për këtë javë, por priten tensione dhe kontradikta. Gratë e binjakëve do të marrin lajme të këqija në lidhje me një burrë ose djalë.
GAFORRJA
Nëse jeni gaforre, një grua do të ketë impakt të rëndësishëm në jetën tuaj këtë javë. Surprizat e kësaj jave do t’ju vijnë nga një lidhje romantike ose takim, apo një bisedë me dikë që ka një interes special për ju. Mund të jeni nën presion për të ndërmarrë një udhëtim këtë javë ose pak më vonë. Do të keni ca angazhime të lidhura me pronën ose shtëpinë, por në përgjithësi do të keni emocione pozitive. Tensionet do të ndodhin për shkak të përgjegjësisë së madhe që keni në këtë çështje. Një gjest vëmendjeje do t’ju vijë nga një person afër jush. Një tension në jetën në çift do t’i ndodhi fëmijës apo nipit tuaj dhe mund të bëhet shkak që të hyni në konflikt me të. Gratë e gaforres duhet të qetësojnë ambiciet apo preokupimet e tyre të lidhura me vajzën, mbesën apo motrën. Burrat e gaforres do të bëjnë një impresiono të mirë në publik, pavarësisht paragjykimeve.
LUANI
Para jush është një javë variabël, dinamike dhe me emocione të ndryshme. Pritshmëritë tuaja në përgjithësi do të realizohen, por do të keni disa shqetësime të vogla. Këtë javë, surprizat do të vijnë përmes një dhurate, blerjeje ose shpërblimi material. Këtë javë shumë prej jush do të përfundojnë një detyrë, angazhim familjar apo profesional apo projekt që e keni nisur shumë kohë më parë. Rezultatet do të jenë paksa kontrovers, por nuk mund të ndryshohen. Mund të keni disa kontradikta me një anëtar të ri të familjes, që do të lidhen me blerje, ndarje pronash, dëmtime të shkaktuara nga aksidentet, etj. Gjërat që nuk do t’i përfundoni dot këtë javë, do t’i përmbyllni me sukses në javët në vijim. Vonesat do të jenë vetëm në favorin tuaj.
VIRGJËRESHA
Këtë javë, për disa arsye, do të merrni një vendim të vështirë në lidhje me të ardhmen. Ndoshta duhet të qëndroni vetëm, të meditoni, ose të dëgjoni zërin e intuitës suaj. Surpriza e kësaj jave do të lidhet me lajmin e një shtatzënie, lindjeje ose me një ngjarje në jetën e një fëmije. Kjo është një javë e rëndësishme për ju në kuptimin e termave financiarë, takimeve dhe bisedave të lidhura me paratë. Do të jeni në gjendje të vendosni rregull në obligimet dhe marrëdhëniet financiare. Kjo javë do të shoqërohet nga disa veprime marrjesh apo dhëniesh parash. Shëndeti juaj ose i një personi të dashur do të jetë shqetësues dhe do të bëhet shkas për një mbledhje. Mund të shpenzoni disa para për trajtimin dhe terapitë e tij.
PESHORJA
Këtë javë duhet të përballeni me probleme të pritura dhe të papritura që kanë lidhje me paratë , dokumentet financiare dhe obligime të tjera. Një situatë e pakëndshme mund t’ju ndodhë me një person që ju lidh puna, biznesi apo marrëdhëniet sociale. Bëni kujdes me mënyrën se si i ruani paratë. Java mund t’ju surprizojë me lajme ose me një vizitë nga jashtë vendit. Një ndarje e mundshme mund të ndodhë mes dy personave të rrethit tuaj shoqëror. Gajtë javës, burrat e peshores mund të përjetojnë ndryshime në punë, mund të mos shkojnë punë ose mund t’ju vijë një shans i ri lidhur me karrierën. Do të jetë një javë e favorshme për gratë e peshoreve sepse do të ketë shumë optimizëm për të zgjidhur problemet.
AKREPI
Këtë javë është një mundësi e mirë për të përmirësuar marrëdhënien tuaj me njerëz me të cilët keni pasur shqetësime dhe kontradikta. Ndoshta do t’ju duhet të mbyllni një dokument ose kontratë, por me disa tensione. Për sa i përket jetës së dashurisë, këtë javë do të jeni shumë të ndjeshëm dhe emocional. Momente speciale, evente dhe surpriza priten nga njerëz që jetojnë në një shtet ose qytet tjetër. Një fat i mirë në jetën e tyre do të sjellë benefite edhe tek ndjenjat dhe planet tuaja. Do të jetë një javë e rëndësishme për burrat dhe gratë e moshës së mesme.
SHIGJETARI
Këtë javë nuk pritet ndonjë ngjarje speciale në punë ose familje. Bëni kujdes dhe vëzhgoni mirë dokumentet financiare të një miku ose të afërmi. Evitojeni riskun e lidhur me paratë. Mund të prisni një takim, një vizitë nga një mik ose një diskutim për një problem apo situatë të vështirë. Dëshirat tuaja të javës nuk do të përmbushen në mënyrën më të mirë të mundshme, por të paktën nuk do të keni humbje. Do të jeni në gjendje t’i përmbyllni gjërat pa u përfshirë në konflikte.
BRICJAPI
Këtë javë të lindurit e shenjës së bricjapit duhet të presin evente të lidhura me paratë dhe kostot financiare. Do të jetë rasti për biseda, takime ose angazhime të tjera të lidhura me miqtë ose rrethin tuaj miqësor. Gjatë javës do të përballeni me disa trazime në një marrëdhënie romantike ose miqësore. Do të jetë një situatë ku do të duhet të thoni gjëra që s’i keni thënë kurrë më parë. Gjatë javës do të përjetoni një sukses në punë ose do të merrni një ofertë të re. Do të jetë një javë e favorshme për të sistemuar dokumentet dhe kontratat. Burrat e ujorit do të presin një ngjarje të veçantë që ka lidhje me dashuri ose familjen. Bëjini një dhuratë një personi të afërt pa qenë nevoja të jetë një rast special.
UJORI
Këtë javë shpenzimet e mëdha do t’ju shkaktojnë shqetësime. Megjithatë, evitojini konfliktet e lidhura me paratë. Dikë nga miqtë apo familjarët tuaj që do të udhëtojë, do ta ndjekë fati i keq. Këtë javë, do të trishtoheni nga një lajm i keq për dikë që njihni. Disa keqkuptime ose kontradikta do t’ju ndodhin në jetën tuaj të dashurisë. Gratë e ujorit duhet të tregohen më të arsyeshme dhe më praktike në veprimet e tyre. Duhet të kujtojnë thënien e vjetër se ndonjëherë duhet të jemi më të ulët se bari dhe më të qetë se uji.
PESHQIT
Ju pret një javë interesante dhe dinamike. Do të keni mundësinë të njihni njerëz të rinj, të krijoni kontakte personale dhe të biznesit. Gjatë javës do të keni mundësi të bëni një udhëtim të këndshëm për të bërë blerje ose për t’u çlodhur. Një propozim për t’u bërë pjesë e një projekti jashtë vendit do t’ju vijë gjithashtu. Gjatë javës do të festoni gjithashtu suksesin e një miku tuajit ose një festë personale. Mos harroni të përmbushni premtimet e dhëna ndaj kolegëve dhe partnerëve në biznes.
Lini një Përgjigje