
Në sezonin e ri televiziv në TCH kanë nisur tashmë të përfliten emrat e parë të “Dancing with the stars”. Formati i kërcimit do të rikthehet sërish në ekran ku emra të shumtë personazhesh të njohura do të përballen në sfidën e kërcimit.
Kanë nisur tashmë të përfliten edhe emrat e parë të personazheve që do të marrin pjesë në sezonin e dytë të spektaklit të kërcimit. Nga Eni Shehu që prezanton “Pushime on Top”, deri tani mendohet se kastit do t’i bashkohet moderatorja e “Wake Up”, Enxhi Nasufi. Enxhi që për publikun u bë e njohur si këngëtare, duket se do të shpalosë këtë herë edhe aftësinë e saj në kërcim.
“Dancing” pritet të nisë në shtator edhe këtë herë do të jetë nën moderimin e Bora Zemanit, e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Përputhen”.
Ndërkohë, në jurinë e spektaklit është konfirmuar sërish Valbona Selimllari. Ndërkaq një tjetër largim është ai i Eno Popit. Bashkëprezantuese me Borën do jetë Megi Pojani, e cila do mbështesë konkurentët dhe do i presë në “Gold Room”.
Ndërkohë që kastit të VIP-ave që do të marrin pjesë në sfidën e kërcimit i është bashkuar edhe blogerja e njohur, Sara Karaj.
Me shumë interes pritet edhe pjesëmarrja e Fjodora Fjorës në sfidën e kërcimit.
Moderatorja bën kështu debutimin e saj të parë në kërcim, pas shumë vitesh si prezantuese.
Një emër tjetër që i rikthehet ekranit është edhe Efi. Finalistja e “Big Brother”, që pas përfundimit të lojë, ka preferuar që të rrijë e shkëputur nga vëmendja mediatike, të paktën deri në nisje të sezonit të ri, ku mesa duket i ka thënë “Po” ftesës për të kërcyer me yjet. Vetë Efi e kishte paralajmëruar një fakt të tillë në rrjetet e saj sociale, natyrisht pa bërë me dije se ku do ta shihnim. Shpesh e shikojmë në një bashkëbisedim të ngushtë me ndjekësit. Së fundmi një pjesë e kanë pyetur për projektet e reja. E pyetur se “A do të shohim së shpejti me një program televiziv?” Efi është përgjigjur: “Në pritje, të gjërave të bukura”.
Rikthimi i Bora Zemanit në krye të “Dancing with the stars” lë bosh njëherë e mirë vendin e saj si prezantuese e “Përputhen”. Mesa duket edhe ky pozicion tashmë e ka gjetur zëvendësuesen. Bëhet me dije se do të jetë pikërisht Kiara Tito ajo që sezonin e ardhshëm do të moderojë formatin e përditshëm të dashurisë.
Gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”, moderatorja Kiara Tito nuk ka ngurruar ta shprehë dëshirën e saj për të pasur një emision në “Top Channel”. Madje, shpesh Kiarën e kemi parë të moderojë “emisione” të ndryshme në “Big Brother Vip”.
Së fundmi, “Vëllai i Madh”, i lajmëroi banorët se duhet të zgjedhin një emision për ta realizuar në shtëpi. Vetë Kiara e ‘paralajmërojë’ dëshirën e saj për “Për’puthen”, teksa e moderoi edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Ndryshime tek “Përputhen” pritet të kenë edhe tek analistët, duke sjellë kështu një frymë të re tek komentet që do të kenë për pjesëmarrësit. Megjithatë, të paktën nga fansat, me shumë interes po pritet moderimi i Kiarës dhe rikthimin e saj përfundimtar në ekranin e “Top”-it.
Lini një Përgjigje