
Këngëtarja Besa Kokëdhima ka realizuar performancën e saj në “Eurovision 2024”, ku me këngën “Titan” përfaqëson Shqipërinë.
Artistja përçoi energji dhe adrenalinë me këngën “Titan” të cilën e këndoi në gjuhën angleze dhe ndezi skenën në Malmo Arena, Suedi.
Ajo këndoi e dyta në radhë, në natën e dytë të garës, e shoqëruar nga balerinët. Besa tërhoqi po ashtu vëmendje me veshjen e saj. Këngëtarja kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë, të shndritshëm.
Sa i përket “Eurovision 2024” aktualisht dihen 16 finalistët e parë, ku 10 vende kaluan gjysmëfinalen e parë që ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.
Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.
Lini një Përgjigje