TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Shkurt 2024, 11:55

“Bëri reklama brenda shtëpisë së Big Brother”, rrjeti hedh aludime për largimin e Olsit

Shkruar nga Pamfleti

“Bëri reklama brenda shtëpisë së Big Brother”,

Largimi i papritur i Olsi Bylykut nga “Big Brother VIP 3”, hapi mjaft debate në rrjet pasi edhe vetë këngëtari nuk e priste largimin. Ai u eliminua mbrëmjen e së shtunës pas një nominimi të dytë që u hap për të gjithë banorët.

Aktori shfaqi shenja habie kur moderatori përmendi emrin e tij dhe reagimet e tij pas daljes kanë qenë po kaq të dyshimta. Ai nuk ka pranuar të marrë pjesë as në BB Fan Club të dielën. Gjithashtu ai ka fshirë nga Instagrami i tij të gjitha fotot që ishin postuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në rrjet qarkullojnë aludime se largimi i Olsit ka ardhur pasi në diskutime të ndryshme nëpër shtëpi, ai ka reklamuar disa herë producentë dhe studio të ndryshme, diçka që nuk është e lejuar.

Dikush shprehet se e ka ndjekur programin përgjatë gjithë ditëve dhe e ka dëgjuar disa herë Olsin të reklamojë producentë dhe studio muzikore.

Disa komentues shprehen se një tjetër arsye mund të jetë se Olsi nuk ka folur për të dashurën e re.

“Bëri reklama brenda shtëpisë së Big Brother”, “Bëri reklama brenda shtëpisë së Big Brother”, “Bëri reklama brenda shtëpisë së Big Brother”,“Bëri reklama brenda shtëpisë së Big Brother”, 

olsi bylyku aludime largim bbv3

Lini një Përgjigje