
Kënga e Luana Vjollcës ‘Benzina’, u komentua si ‘thumb’ nga Olta në ‘DWTS’ spektaklin e kaluar, por aktorja duket se nuk e ka lënë me kaq.
Në një postim të moderatores të bërë një ditë më parë ku shfaqej një pjesë nga finalja e ‘Love Island Albania’, në sfond Luana kishte vendosur këngën e saj me shkrimin: “Kujt i mungova?”, si për t’i kthyer ‘kunjën’ Oltës. Por kjo e fundit, ka komentuar në po të njëjtin postim: “Ka lezet kështu, ti vesh benzinën”.
Luana nga ana e saj nuk po e lë ‘Benzinën’ pa luajtur një moment. Mbrëmjen e djeshme ajo festoi datëlindjen e bashkëpunëtores (e fundit që i ka mbetur se me bashkëpunëtoret në përgjithësi thonë që nuk i ka mirë punët) së saj dhe kërceu bashkë me të nën ritmet e këngës shumë të përfolur.

Lini një Përgjigje