
Aktorja Egla Ceno duket se nuk e ka nisur mirë ditën e parë brenda shtëpisë së Big Brother dhe shkak për këtë ka qenë një ngritje zëri e Julit, teksa fliste me Ledionën, gazetaren e emisionit investigativ “Piranjat”.
Fillimisht Egla nisi të ankohej për Julin tek banorët e tjerë dhe e nisi me Sarën, duke i thënë: “Liria jote mbaron ku fillon liria ime. Nuk jemi në vend kafshësh. Ne ndenjëm deri vonë e qeshëm, por kur flemë, flemë.”
Më pas haset me Julin dhe i thotë:
“Po flisje me atë, si e quajnë gocën? Diçka të tha dhe ti ngrite zërin…kam kërcyer nga krevati. Jashtë niveleve të njerzillëkut”
Juli: S’e mbaj mend, kur ta mbaj mend, do të të them..
Egla: Hajde se po ta rifreskoj unë, se flasim
E më në fund, aktorja vendos të sqarohet gjerë e gjatë me Julin, duke i thënë:
Ti po flisje me Ledionën. Diçka të tha dhe zëri yt më zgjoi me pak fjalë. Dhe kur afrohem të të them një gjë, mos më thuaj mua “fillove ti”, se ne nuk jemi burrë e grua që kemi jetuar bashkë dhe unë të kam ngrënë shpirtin me kërkesa e më the e të thashë. T’u afrova miqësisht, nuk të sulmova. Nuk të thahë “mos e bëj më”, unë nuk kam të drejtën të të them mos bëj ndonjë gjë. Të erdha shumë miqësisht dhe të thashë “Juli, brenda etikës, njerzillëkut. Ishte kastile o Jul. Ajo ishte një batutë e lartë, kastile
Duhet thënë se Egla e nisi sherrin që mbrëmë, po me Julin, duke i thënë se meshkujt duhet të shkojnë të ndërrohen në tualet./Pamfleti
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje