TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Shtator 2024, 10:08

Anjeza Shahini feston 9-vjetorin e martesës, poston foto nga dasma

Shkruar nga Pamfleti

Anjeza Shahini feston 9-vjetorin e martesës, poston foto nga dasma

Anjeza Shahini ka kujtuar përvjetorin e 9-të të martesës. Në vitin 2015 Shahini u martua me diplomatin anglez, Paul Edward Conolly. Me anë të disa postimeve në Instagram, ajo i ka treguar publikut momente nga dasma madhështore e asaj kohe. Ndërkaq, krahas fotos vendos numrin 9 dhe një zemër të bardhë.

Nëse do të riktheheshim në vitet 2000, natyrisht që Anjeza Shahini do të ishte në kulmin e karrierës së saj si artiste. Këngëtarja shumë e dashur për publikun ka mbajtur me vite “fronin” si një ndër zërat më të pëlqyer, duke marrë vlerësime në kompeticionet shqiptare dhe jo vetëm. Por, jeta e këngëtares ndryshoi totalisht kur u martua me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Ishte dashuria që e largoi Anjezën nga vendi ynë, duke u shpërngulur në Angli, larg famës dhe larg angazhimeve të saj në muzikë. Në jetën e saj të re, si bashkëshorte, por edhe si nënë e Victorias, ajo preferoi të qëndronte edhe larg rrjeteve sociale. Në 2019, çifti u bënë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Victoria. Lajmin për ardhjen në jetë të Victorias, Anjeza Shahini e ndau vetë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

Këngëtarja ndante mjaft momente nga jeta private. Por, papritur Anjeza bëri një shkëputje nga rrjetet sociale për rreth 3 vite, ku është rikthyer vetëm pak më parë. Por, ajo që bie në sy te ky rikthim është me disa ndryshime të mëdha jo vetëm në “look”-un e saj, por edhe në jetën private. Martesa me diplomatin Paul Edward Conolly dhe ardhja në jetë e vajzës, e zhvendosi jetën e Anjezas në një tjetër plan, atë të nënës. Kështu, ndryshimet në planin personal i zunë vendin atij profesional.

Kohë më pare, ajo, përmes një postimi në “Instagram”, duke ndarë një video nga dalja e saj e fundit në një skenë shqiptare, u shpreh se ishte e lumtur që konkurrimet në festivale i kishte mbyllur me këngë dhe plot energji dhe ngjyra. Menjëherë pas këtij postimi u aludua se këngëtarja do të largohej përfundimisht nga muzika dhe nga të kënduarit.

Këtë gjë e përgënjeshtroi Anjeza duke thënë: “Hej të dashtun, si shpesh herë pasi postoj diçka, më duhet ta pasoj me një postim sqarimi. Në postin tim të mëparshëm shkrova që e kam mbyllur me festivalet. Nuk mendova se ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht do vazhdoj të këndoj. Dashtë Zoti na e bën mbarë…”.

Anjeza Shahini feston 9-vjetorin e martesës, poston foto nga dasma Anjeza Shahini feston 9-vjetorin e martesës, poston foto nga dasma 

anjeza shahini dasma

Lini një Përgjigje