
Efi Dhedhes do të kthehet në Top Channel dy vite pas edicionit të Big Brother Vip ku ajo ishte pjesëmarrëse.
Në spotin e ri të programit “E diell”, Efi shfaqet si një artiste tatuazhesh, duke pikturuar kurrizin e Manushit.
Nga spoti kuptohet që rubrika do jetë në formën e një shfaqje realitet, dhe titulli do të jetë F-ink (Boja e Efit).
Në rrjetet sociale Efi ka njoftuar se do të vijë në ekran me një emision dedikuar tatuazheve, megjithatë mbetet për t’u parë, nëse dalja e saj në televizion do të jetë e kornizuar brenda kësaj hapësire, apo ajo do të moderojë edhe puntata të tjera krah Manushit.
Lini një Përgjigje