
Diola Dosti feston sot ditëlindjen.
Prej disa ditësh ajo ndodhet në një udhëtim në SHBA, bashkë me partnerin e saj, Erolld Begollin. Dyshja kanë vizituar vendet më të bukura dhe pamjet i kanë ndarë në rrjetet sociale.
Për ditëlindjen e Diolës, Erolldi ka treguar sa romantik është dhe sa i dashuruar është me partneren përmes këtij mesazhi:
“Gëzuar ditëlindjen, shpirt i bukur! Çdo moment me ty është një dhuratë e çmuar, dhe në këtë ditë të veçantë, dua që të ndihesh e rrethuar me gjithë dashurinë dhe lumturinë që e meriton. Ti je arsyeja e buzëqeshjes dhe qetësis sime çdo ditë. Të dua dhe faleminderit!”– shkruan Begolli krahas fotove të tyre.
Kujtojmë se lidhja e tyre u komentua shumë në media dhe në rrjetet sociale për shkak të diferencës së moshës. Po mesa duket të gjitha u lanë pas dhe çifti dhuron një spektakël të vërtetë emocionesh me fotot dhe videot që ndan në rrjetet sociale, duke bërë këdo të besojë sërish tek dashuria!

View this post on Instagram
Lini një Përgjigje