TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Prill 2026, 13:36

Alejandro Sanz për Shakirën: Mes nesh pati ndjenjë, por rrethanat e ndaluan

Shkruar nga Pamfleti

Alejandro Sanz për Shakirën: Mes nesh pati ndjenjë, por rrethanat

Këngëtari i njohur spanjoll Alejandro Sanz ka folur hapur për periudhat e vështira të jetës së tij, duke zbuluar se ka vuajtur nga ankthi dhe depresioni pas performancave live. Rrëfimi i tij u bë gjatë një interviste në emisionin Lo de Évole në La Sexta.

Sanz tregoi se shpesh, menjëherë pas koncerteve, përjetonte episode të forta ankthi. Sipas tij, ndjesia ishte aq e rëndë saqë preferonte të qëndronte i izoluar në dhomën e zhveshjes derisa gjendja të qetësohej.

Ai theksoi se sot kjo periudhë i përket së shkuarës dhe se aktualisht ndodhet në një fazë më të qetë dhe të stabilizuar të jetës së tij personale dhe profesionale.

Gjatë intervistës, këngëtari foli edhe për jetën e tij sentimentale, duke shprehur lumturinë për marrëdhënien me partneren e tij Stephanie Cayo, e cila madje u lidh edhe në transmetim live.

“Është një ndjesi e mrekullueshme të jesh i dashuruar dhe unë jam,” u shpreh ai.

Sanz u ndal gjithashtu te bashkëpunimi i njohur me Shakira në hitin La Tortura, duke pranuar se mes tyre ka pasur një tërheqje të lehtë në të kaluarën, por që rrethanat nuk e çuan më tej atë raport.

Ai shtoi se sot të dy ruajnë një marrëdhënie të mirë miqësore dhe shpesh e kujtojnë me humor atë periudhë, duke mos munguar vlerësimet për Shakirën si një artiste e jashtëzakonshme dhe shumë profesionale.

 

alejandro sanz shakira

Lini një Përgjigje